Forca e Sigurisë së Kosovës, ka publikuar momentet e nxjerrjes së dy trupave të pajete të minatorëve të cilët të martën humben jetën në minierën e Artanës.
Përmes një postimi në facebook, FSK-ë ka bërë të ditur se në orët e para të ditës së sotme ka arritur që operacionin për nxjerrjen e trupave ta përfundoj.
Postimi i plotë:
FSK-ja nxjerr trupat e pajetë të punëtorëve të Minierës
Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në orët e para të ditës së sotme kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy punëtorëve të Minierës së Artanës.
Operacioni i nxjerrjes së trupave ka zgjatur me orë për shkak të specifikave të punës, në operacion morën pjesë: FSK-ja, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit , njësitë e Kërkim Shpëtimit nga Minierat si dhe institucione tjera të Sigurisë.
Trupat e pa jetë i janë dorëzuar institutit të mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.





Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...