Një foshnje 9-muajshe ka ndërruar jetë të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas disa ditësh trajtimi mjekësor.
Sipas raportit të policisë, më 29 qershor 2025, foshnja ishte dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe më pas ishte transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Ajo ndërroi jetë më 11 korrik 2025.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së foshnjës.
“Fsh. Gjinoc, Suharekë.29.06.2025-17:00. Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025 viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore