Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri së bashku me Kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj kanë qenë të pranishëm në përmbylljen e punimeve te “Forumi i Dubrovnikut”, i cili është mbajtur prej 31 gushtit deri sot, ku nikoqir i saj ishte kryeministri i Kroacisë, Plenkovic.
Tahiri ka treguar se tema kryesore e këtij forumi ka qenë ‘Fuqizimi i qëndrueshmërisë Mediterani, Evropa dhe Ballkani Perëndimor’ si dhe nën temat duke u nisur nga ‘Përkufizimi i sfidave – shqyrtimi i zgjidhjeve’; ‘Fuqizimi i qëndrueshmërisë përmes interkonektivitetit të përmirësuar infrastrukturor’; e deri tek ’Fuqizimi i qëndrueshmërisë duke luftuar lajmet e rrejshme (Fake Neës), transmeton Indeksonline.
Më poshtë gjejeni të plotë statusin e Tahirit në Facebook:
Sot përmbylli punimet ‘Forumi i Dubrovnikut’, që u mbajt në mes datave 31 Gusht – 1 Shtator 2018. Kjo ishte konferenca e 13-të ndërkombëtare ku nikoqir ishte kryeministri i Kroacisë z. Plenkovic. Tema kyçe e këtij forumi ishte ‘Fuqizimi i qëndrueshmërisë Mediterani, Evropa dhe Ballkani Perëndimor’, ndërkaq nën-temat ndërlidheshin nisur nga: ‘Përkufizimi i sfidave – shqyrtimi i zgjidhjeve’; ‘Fuqizimi i qëndrueshmërisë përmes interkonektivitetit të përmirësuar infrastrukturor’; e deri tek ’Fuqizimi i qëndrueshmërisë duke luftuar lajmet e rrejshme (Fake Neës).
Në këtë forum, Republika e Kosovës, u përfaqësua nga Kryeministri Haradinaj, i vlerësuar në mesin e folësve kyç të konferencës. Kjo ishte mundësi e mirë që Kosova të prezantoj progresin, të ri-konfirmoj partneritetin rajonal, e njëkohësisht të kërkoj mbështetje nga akterët rajonal e ndërkombëtar. Ndër të tjera, ky forum ishte ri-konfirmim për mbështetje të shtuar euro-atlantike, për Ballkanin Perëndimor, e me theks për Republikën e Kosovës.
Ndërkaq, në takime të ndara me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit z. Mattheë Palmer, u diskutua për proceset ekonomike, politike dhe të sigurisë në rajon dhe nevojën për mbështetje të SHBA-së, si aleate strategjike e vendit tonë, në veçanti e domosdoshme për proceset aktuale politike dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë.
Në rrafshin e reformave të agjendës evropiane, u diskutua me Komisionerin e BE-së për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar z. Neven Mimica, ku Qeveria e Kosovës pasqyroi angazhimin e treguar për zhvillim ekonomik, fuqizim të rendit dhe të ligjit, përmbushje të obligimeve që dalin nga MSA dhe për fushat tjera që janë të rëndësisë së veçantë në përafrimin e vendit tonë me BE-në.
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Haradinaj, zhvilloi takime dhe prezantoi edhe me delegacione të tjera dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse në forum. Në këtë konferencë, u pasqyrua serioziteti dhe përkushtimi institucional për ta forcuar bashkëpunimin rajonal, për ta përafruar vendin në procesin integrues e parasëgjithash për ta thelluar perspektiven euro-atlantike të Republikës së Kosovës.
Dy deputetë të Bundestagut mbështesin Vetëvendosjen
Protestuesit në Tiranë hedhin lëndë piroteknike drejt polici...
Pas më shumë se tre javë negociatash mes palëve rivale, form...
PDK përmbylli fushatën, zotohet për rritje pagash e pensione...
Ish-kongresisti Diogradi mbështetë Kurtin në këto zgjedhje
Maqedoni e Veriut: Çfarë do të përfitojnë qytetarët nga sist...