Preisdentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sërish me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Forumin Dimplomatik të Antalisë.
Osmani në Turqi ka takuar edhe homologë e liderë të tjerë, duke publikuar në Facebook disa forografi nga këto takime.
“Edicioni i dytë i Forumit Diplomatik të Antalisë ishte një mundësi e shkëlqyer për të takuar dhe diskutuar me homologë e liderë nga mbarë bota për rëndësinë e aleancave dhe bashkërenditjes së qëndrimeve e veprimeve karshi zhvillimeve të fundit në Evropë dhe jo vetëm. E falënderoj Presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe Ministrin Mevlüt Çavuşoğlu për mikpritjen e delegacionit tonë”, ka shkruar Osmani.
Në mesin e takimeve, Osmani njoftoi se ka biseduar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Pata po ashtu rastin të shkëmbej vlerësime rreth zhvillimeve të fundit edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, shkroi presidentja.
“Në të gjitha këto takime, së bashku me Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla-Schwarz, potencuam qëndrimin e Republikës së Kosovës në raport me zhvillimet rajonale dhe globale. ADF është shndërruar në platformë të përmasave globale për diskutime përmbajtësore e strategjike, e të cilat u realizuan në një moment tejet të rëndësishëm”, theksoi ajo. /arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...