Të shtunën në Londër është themeluar Shoqata Akademike Kosovë-Britani.
Kjo Shoqatë do të shërbej si udhë lidhëse mes studentëve kosovarë dhe sistemit arsimor britanik, shkuan arbresh.info.
Kryetari përkohshëm i kësaj shoqatë është zgjedhur Shyqyri Haxha ndërsa sekretar Imer Berisha.
“Mbrëmë, me 30 nentor 2019, në Londër, u themelua Shoqata Akademike Kosov – Britani (Kosovaro-Brtanike) që do të mundohet të rrisë komunikimin ndër-akademik për të ndihmuar studentët nga Kosova për të fituar dhe bërë PhD në Britani. Si të sigurojnë studimet në PhD dhe të ndihmojnë profesionalisht me udhëzime për hulumtime gjate Doktoratës. Gjithashtu plani është që SHAKB do të punoj edhe në bartjen e përvojave universitare dhe ekspertizës nga fusha të ndryshme me projekte për te ndihmuar Republikën e Kosovës në të ardhmen. Kryetar i përkohshëm u zgjodh Dr. Shyqyri Haxha, ndërsa punën e Sekretarit (logjistike, ftesa etj.) përkohësisht do ta kryej Imer Berisha, (ARKS Londër) deri në Kuvendin tjetër të rregullt. Takimi u mbajte në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës. Falënderoj të gjithë kontribuuesit. NA PRIFTE E MBARA!|, ka bërë të ditur Berisha përmes një postimi në facebook./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...