Analisti serb, Dushan Janjiq tha se rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë tregojnë se shoqëria kosovare është politikisht e paqëndrueshme, dhe se formimi i qeverisë së re do të marrë kohë.
Janjiq beson se do të nevojiten tre deri në katër muaj deri në arritjen e një marrëveshjeje vepër formimin e qeverisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
“Rezultatet e zgjedhjeve, përveç natyrisht rezultatet e Vetëvendosjes që janë papritur e mirë, tregojnë se shoqëria e Kosovës mbetet e paqëndrueshme politikisht dhe nuk ka ndonjë parti politike ose koalicionin që ka një epërsi bindëse,” thotë ai.
Ai thekson se Qeveria dhe Kuvendi kanë tre prioritete, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare do të ketë një status të veçantë në përmbushjen e këtyre detyrave.
“Një nga prioritetet është liberalizimi i vizave, që praktikisht do të thotë një votim mbi ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit e me Malin e Zi. Prioriteti i dytë është Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni i Komunave serbe. I treti është transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri”,tha Janjiq, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova..
Duke folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Janjiq tha se ushtria e Kosovës duhet të formohet si pjesë përbërëse e NATO-s, dhe se pas saj nuk qëndrojnë vetëm politikanët nga Kosova.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan