Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se së shpejti do të takojë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për hapat e mëtejshëm pas zgjedhjeve.
Ai theksoi se përpara se të vendoset për zgjedhjen e Presidentit, duhet të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria e re.
“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultati, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por keni parasysh se njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, theksoi Kurti.
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...