Efektivë të forcave speciale nga Shqipëria, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kroacia zhvilluan dje një stërvitje të përbashkët me synimin për të forcuar aftësitë ndërvepruese dhe operacionale, si dhe për të shkëmbyer përvoja ndërmjet forcave aleate dhe partnere.
Stërvitja u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ushtarak dhe përkoi me 27-vjetorin e krijimit të Forcave Speciale të Shqipërisë.
Me këtë rast, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, përcolli urimet e tij për të gjithë pjesëtarët e Forcave Speciale, duke vlerësuar lart profesionalizmin dhe kontributin e tyre.
“Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura dhe janë një burim krenarie kombëtare. Faleminderit për shërbimin dhe kontributin tuaj të çmuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe vlerave të Aleancës. #ROS#forcatspeciale”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./Arbresh.info
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...