Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, ka njoftuar se po vazhdojnë pa ndërprerje kërkimet në lumin Mat për gjetjen e trupit të një personi të zhdukur pas një aksidenti automobilistik.
Operacioni po zhvillohet nga efektivë të B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në bashkëpunim me një ekip të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe solidaritet të plotë me familjen në këtë moment të vështirë.
“Efektivë të B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut së bashku me një ekip nga Forca e Sigurisë së Kosovës, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet në lumin Mat për gjetjen e trupin e të ndjerit, i zhdukur pas një aksidenti automobilistik. Një operacion që dëshmohet jo vetëm profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, por edhe një frymë e fortë solidariteti e bashkëpunimi, duke treguar mbështetje të plotë për familjen në këtë moment të vështirë”, ka thënë Kingji.
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...