Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë sot ka hapur zyrën rajonale në Mitrovicën e Veriut.
Me anë të një njoftimi për media bëhet e ditur se zyra rajonale fillon operacionet formale me një mision për të siguruar që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të përfitojnë nga investimet në masat e efiçiencës së energjisë.
Njoftimi i plotë:
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, të premten ka hapur zyrën rajonale në Mitrovicën e Veriut.
Zyra rajonale fillon operacionet formale me një mision për të siguruar që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të përfitojnë nga investimet në masat e efiçiencës së energjisë. Ajo do të shërbejë si ‘one-stop shop’ duke ofruar mbështetje teknike, këshillime dhe udhëzime lidhur me çështje të ndërlidhura me efiçiencën e energjisë në sektorin publik, sektorin e banimit dhe sektorin e biznesit.
Kjo është një nismë e misionit të FKEE-së për prezencë në të gjitha rajonet e Kosovës, duke u lehtësuar qytetarëve qasje në projektet që realizon institucioni./Arbresh.info
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...