Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka fituar padinë për shpifje ndaj gazetës Kosova sot”.
Lajmin e ka bërë të ditur biznesmeni Behgjet Pacolli, i cili po ashtu tha se dëmshpërblimi që kjo gazetë do ia paguaj, do shkoj direkt në fondacion.
“Një dëmshpërblim për shpifje që “gazeta Kosova Sot” është obliguar me një vendim të prerë nga Gjykata, të paguajë në favorin tim, do të shkojë automatikisht në fondacion për të kontribuar për nevojtarët”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Tutje ish presidenti i Kosovës shkruan se sistemi i drejtësisë në Kosovë kundër shpifësve dhe keqbërësve po punon dhe unë besoj në të.
“Shumë padi të tilla që janë në proces kundër kësaj “gazete” dhe autorëve të saj që tërë kohën kanë shpifur, do të kenë të njëjtin epilog. Sistemi i drejtësisë në Kosovë kundër shpifësve dhe keqbërësve po punon dhe unë besoj në të”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet