Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, tha në se Radio Televizioni i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave janë të kapura politikisht.
Ajo pohoi se kurrë me keq sesa tani nuk ka qenë gjendja në RTK.
“Kurrë RTK-ja nuk ka pas drejtor të televizionit financues dhe aktivist të LVV-së, aktualisht Rilind Gërvalla është financues dhe ka qenë aktivist…”, tha Kusari në Pressing.
“RTK nuk ka bord, është përdorë AKI dhe RTK-ja me i sulmu mediat që Vetëvendosja i konsideron si shumë kritike”, u shpreh ajo.
“Kurrë RTK-ja nuk u kanë në gjendje më të keqe se tani. KPM është jofunskionale e kapur politikisht, RTK-ja është jofunksionale e kapur politikisht”, tha Kusari më tej.
“P.sh., transmetuesin publik duhet me lanë rehat politikisht dhe mos me ndiku, buxhetin më të voglin që ja ka jap që janë të mjaftueshme vetëm për rroga duhet me ja jap qysh i takon me ligj jo 8-9 milionë, por 20 milionë që transmetuesi publik me u zhvillu”, tha Kusari.
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...
Kurti: Zgjedhjet e parakohshme s’janë opsion, jemi të hapur ...