Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve tanë në pikën kufitare në Merdarë, në dalje të Kosovës.
Siç raporton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitarë, pasditen e sotme mërgimtarët po u bie të presin deri në tetë orë për të kaluar kufirin në Merdarë, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në tri kilometra.
Kolona të gjata të veturave, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 17:24) dhe pritje deri në tri orë ka edhe te pika kufitare, Dheu i Bardhë.
Ndërsa, pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova janë te pikat kufitare Mutivodë dhe Muçibabë.
Në Jarinjë pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa në pikë kalimet tjera jo më shumë se pesë minuta.
E për të hyrë në Kosovë pritjet janë tre deri në pesë minuta.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /arbresh.info/

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...