Florian Qehaja, njohës i çështjeve të sigurisë pritet të emërohet Ministër i Punëve të Brendshme. Qehaja e ka konfirmuar se AKR-ja, e ka kontaktuar, por se ai po e shqyrton ofertën dhe se akoma s’ka vendosur.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Sekretari Organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli.
Ndryshe, babai i Florian Qehajes, Ramadan Qehaja ka qenë mik i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit. Qehaja, po ashtu ka qenë pjesë e AKR-së në vitin 2006.

Florian Qehaja është drejtor i Qendrës Kosovare për Studime mbi Sigurinë dhe është autor i disa shkrimeve mbi sigurinë. Qehaja është djali i dytë i ish-Gjeneralit shqiptar në Armatën Popullore të Jugosllavisë, Ramadan Qehajës./arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...