Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka demantuar lajmin që po qarkullon nëpër gazeta e portale në lidhje me largimin e tij nga LDK.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bulliqi ka ritheksuar edhe njëherë se ai nuk është rastësish pjesë e këtij subjekti politik dhe se ai ka punë e bagazh në këtë parti dhe do të vazhdojë të kontribuojë në reformimin e saj drejt fitoreve të reja.
“Miq të respektuar po lexoj shkrime nga disa gazeta e prtale lidhur me largimin tim nga LDK-ja, ju bëj me dije se unë kam thënë sa e sa herë dhe po e përsërisë, se unë nuk jam këtu rastësisht po kam punë e bagazh ne këtë subjekt dhe vazhdoj të punojë dhe kontribuojë në reformimin e saj drejt fitoreve të reja. Ecim tutje!!!!”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline.
Ndryshe, Bulliqi si deputet në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës kishte kundërshtuar fuqishëm kalimin e Demarkacionit, të cilin kryetari i tij i partisë, njëherësh kryeministri në detyrë Isa Mustafa insistonte të ratifikohej.
Pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, Bulliqi nuk përzgjedhur nga partia e tij që të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...