Avokati Arlind Jupolli i cili është therur me thikë të premten, në qendër të Prishtinës, tha se këtë sulm dëshiron ta mbajë brenda familjes.
“Nuk dua ta bëj më të madhe, po e mbaj brenda familjes” është shprehur Jupolli.
Ai ka thënë se nuk e ka njohur atë person dhe nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me të.
“Nuk ka pasur asgjë personale edhe nuk i di akoma arsyet pse ka ndodhur ai sulm” shtoi avokati.
Ndërsa sipas Policisë, dyshimet e para që janë ngritur janë se version i hetimit është se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.Gjendja e tij mësohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka identifikuar sulmuesin, i cili kishte pasur mosmarrëveshje me avokatin në zyrën e këtij të fundit.
“Sipas informacioneve te para eshte ngritur versioni i hetimit se pas nje mosmarreveshjeje qe i dyshuari kishte me viktimen ne zyren e tije ai e kishte sulmuar ate me shufer hekuri si dhe me pas e kishte therrur me thike duke i shkaktuar lendime trupore. dyshuari eshte identifikuar dhe policia po punon per lokalizimin e vendndodhjes se tije./gazeta express
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...