Data e shpalljes së zgjedhjeve nuk duhet të vonohet, por të caktohet sa më parë për shkak të mos vonesës së formimit të institucioneve.
Kështu tha Eugen Cakolli nga Insituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një prononcim për arbresh.info
“Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës, të paktën në formën siç është publikuar i bie se zgjedhjet do të duhen të shpallen dhe të mbahen brenda 40 ditëve, që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve. Dhe duke marrë parasysh aktgjykimet e kaluara lidhur me çështjet e funksionimit të institucioneve gjykata në shumë raste ka konkluduar se çështjet që kanë të bëjnë me formimin e institucioneve duhet të interpretohen në atë mënyrë që garantojnë formim të shpejtë dhe pa vonesa të institucioneve”, ka thënë Cakolli.
Sipas tij, u.d e presidentit në caktimin e datës së zgjedhjeve duhet të ofroj afat optimal edhe KQZ-së për organizim dhe administrim të zgjedhjeve.
“Konsideroj që po sa palëve të ju dorëzohet aktgjykimi i plotë nga ana e Gjykatës Kushtetuese e që nuk besoj që duhet të marr kohë, duhet që u.d menjëherë të shpallë ditën e zgjedhjeve e cila duhet të garantoj që në radhë të parë ka afat optimal për KQZ-në për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, mirëpo që edhe të mos shkohet në afate maksimale, në mënyrë që të mos rrezikohet organizimi i tyre”, ka thënë Cakolli.
Kjo sipas, Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Ai në një prononcim për arbesh.info tha se Kushtetuta po ashtu e njeh rolin e kryetarit të Kuvendit deri në legjislaturën e ardhshme.
“U.d të presidentit, Vjosa Osmani, konsideroj që pikërisht afati 6 mujor në të cilin ka të drejtë ajo ta ushtroj mandatin lidhet pikërisht me vazhdimësinë e institucioneve dhe në rast të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në këtë drejtim fakti që Kushtetuta njeh rolin e kryetarit të Kuvendit deri në formimin e legjislaturë së ardhshme, ndonëse të një niveli teknik të organizimit të seancës, sërish fakti që kryetari i Kuvendit vazhdon ta ushtroj atë mandat është treguese se zonja Osmani është me kompetencë të plotë deri në zgjedhjen e presidentit të ri nga ana e legjislaturës së re, që besoj do të jetë obligim i tyre parësor”, tha Cakolli.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti, kështu duke e çuar vendin në zgjedhje./Arbresh.info/
Ambasada Amerikane u bën thirrje partive politike të respektojnë vendimin e Kushtetutës
Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese që e çon vendin në zgjedhje
PDK: Qeveria Hoti dhe Kurti më të dobëtat në historinë e demokracisë së re të Kosovës
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...