Presidenti tashmë zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kryer betimin e tij.
Në fjalimin e tij të parë si president, ai ka përshëndetur ish presidentët që kanë marrë pjesë në inaugurim, si dhe të gjithë njerëzit që janë pjesë marrës në inaugurim, transmeton arbresh.info.
“Qytetarët e Amerikës tashmë do të shohin diçka ndryshe, përderisa ne do të ndërtojmë një Amerikë edhe më të mirë”, ka thënë Trump.
Ai ka falënderuar edhe çiftin Obama për punën e mrekullueshme gjatë viteve të kaluara.
“Ne jemi duke e transferuar fuqinë nga Uashingtoni, te ju, te njerëzit e vendit”, ka thënë ai.
“Ky është momenti juaj dhe ky moment ju takon juve që jeni prezent dhe të gjithë atyre që janë duke ndjekur”, ka shtuar ai.
Ai ka shtuar se administrata e tij do të jetë e hapur ndaj qytetarëve të Amerikës, ndërsa ka theksuar se qytetarët do të jenë udhëheqësit e vendit tani e tutje.
“Të harruarit, nuk do të lihen në harresë tani e tutje,” ka shtuar ai. /Arbresh.info
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet