Ish komandanti i zonës se Drenicës, Sami Lushtaku është liruar nga burgu i sigurisë së lartë.
Ai me të dalë nga burgu është pritur nga familjarët e tij dhe të afërm.
Ai para mediave tha se “Po me duket po dal prej një burgu, por po hyj në një burg tjetër”.
“Ju gazetarët më se miri e dini çka do të thotë drejtësia në Kosovë, dhe kërkesa e jonë ka qenë që të ketë drejtësi në Kosovë. Po me duket po dal prej një burgu, por po hyj në një burg tjetër. Emocionet janë në kulm” tha Lushtaku i emocionuar.
Ai është shprehur i brengosur për shokët e tij të grupit Drenica të cilët akoma ndodhën në burg.
Në anën tjetër avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, ka thënë se edhe një herë u dëshmua se lufta e UÇK-së, ishte një luftë e drejt. Koci po ashtu bëri me dije se Lushtaku ka kërkuar që menjëherë pas lirimit të tij të shkoj në Prekaz dhe të bëj homazhe pranë varrit të Adem Jasharit.
“ Me dëshirë të zotit Lushtaku, ai ka vendosur që së pari të bëj homazh në varrin e komandanit legjendar Adem Jashari”, deklaroi Koci.
/Arbresh.info

Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...