Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka shkruar një status në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme.
Ai në fillim tregon se si disa policë kanë tentuar për ta arrestuar, njofton Klan Kosova.
“Tuj ecë krejt vetëm në terr, në livadhin prapa kishës ortodokse te Biblioteka Kombëtare, mbasi përfundoi krejt edhe njerëzit nisën me u shpërnda, morrën turr nja 30 policë specialë me m’kaplue, e që qebesa për një moment më banën mu ndi mirë, si një arushë e madhe, me çfarë hezi ia kishin mësye tanë ata, të pajisun deri në dhambë, derisa unë u mundojsha me i zgidhë kufjet e telefonit, që me e dëgjue do muzikë rrugës për shtëpi.
Kish djem të mirë në mesin e tyne. Edhe gjithmonë ka me pasë. Asi që e dijnë saktë detyrën e tyne, e cila është me i mbrojtë interesat e shtetit, edhe me u sillë mirë me njerëz. Por, fatkeqësisht, sa t’ka Hashima, Kadrija e Isa në pushtet, gjithmonë kanë me qenë edhe do kastraveca të tyne në polici, jo shumë, që janë pikërisht ata që nxisin dhunë.
Disa prej këtyne kastravecave sonte më goditën në kokë e shpinë, derisa unë qartë isha i paarmatosun edhe në pozitë joagresive, duke tentue me komunikue me ta. Një prej tyne në fund nisi madje mi përmende shpifjet që SHIK-u nonstop i ban për babën tim, e u dasht me ia kujtu që kur kam luftue unë në Koshare, ai ka qenë n’pelena, tuj i pikë buza tambël.
Respekt për policin që më legjitimoi, edhe krejt ata që nuk i lejuen kastravecat me e m’ba për spital, se qeta bahen trima veç kur me pendreka marrin turr në njerez të paarmatosun në terr.
Secili parashutist komentues që nxit dhunë duke thanë se është dashtë kryet me ma thye, e han bllok. Secili që ma teshë se pse po dal për protestë, mos ma tesh, po përgjeggjen e ke këtu: sepse Zajednica nuk kalon. Pikë. Nuk ka mënyrë tjetër me e ndalë”.
Më pas ai ka pasur një porosi për të gjithë ata që po e gjykojnë Dardan Molliqajn, kur gjatë protestës ka demoluar veturën 3Z, por në fillim ka larguar zyrtarin e Ministrisë së Bujqësisë, Shasivar Haxhiaj.
“Secili që e gjykon sot Dardan Molliqajn, dijeni një send: Dardani i ka ndalë qytetarët e mllefosun, për mos me e sulmue shoferin, për kerr nuk ia ka ndi, për jetë, gjithmonë. E ka nxjerrë edhe e ka mbrojtë. Ndoshta edhe jetën ia ka shpëtue me atë gjest. Mllefin e do njerëzve në protestë është vështirë, mos të them e pamundun, me e ndalë. Janë mbushë 16 vjet, edhe s’un i fajësoj”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Teheran i qetë pas protestave, arrestimet dhe bllokimi i int...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet i dysh...
Jurgen Klopp, objektivi i Real Madridit
Rama paralajmëron ndryshime kushtetuese, thotë se nga 140 de...
Arrestohet person i kërkuar për vrasje në tentativë në Feriz...
“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udh...