Ministrja Tahiri theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe fqinjësi të mirë në rajon, por shprehu shqetësimet për provokimet destabilizuese të kohëve të fundit nga ana e Serbisë. Ajo shprehu bindjen se intensifikimi i dialogut për fqinjësi të mirë në nivelin e lartë politik me angazhimin e Bashkimit Evropian, do t’i shërbejë tejkalimit të tensioneve për të cilin Kosova po dëshmon angazhim për paqe dhe zbatim të marrëveshjeve të dialogut.
“Fqinjësia e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet, por çelësi është te njohja e ndërsjellë mes dy shteteve”, theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se provokimet e fundit shihen në kontekstin e agjendave të vjetra negative gjeopolitike, ndërkohë që të gjitha vendet e Ballkanit kanë pranuar realitetin e shtatë shteteve të reja dhe kanë agjendë të qartë euroatlantike.
Ndërkaq, ambasadorja finlandeze, Huhtamaki rikonfirmoi qëndrimin e qartë të shtetit të saj për shtetin e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj dhe tha se Finlanda mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.
“Angazhimi jonë për Kosovën është konkret dhe në shumë fusha kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Kosovën”, tha ajo, duke shtuar se do të vazhdojnë të mbështesin fuqizimin e shtetit të Kosovë.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit