Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës shefen e misionit në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Anne Meskanen, në përfundim të mandatit të saj në Kosovë.
Jahjaga e falënderoi Meskanen për kontributin e saj të çmuar gjatë misionit në Kosovë dhe shprehu mirënjohje për shtetin mik të Finlandës që e ka mbështetur në çdo hap konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e demokracisë, njofton kumtesa presidenciale.
Jahjaga vlerësoi lart bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të thelluar dhe më tej këtë bashkëpunim në çdo fushë me interes dypalësh.
Shefja e misionit në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, zonja Anne Meskanen, e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Finlandës për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...