Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton se grupi punues për hartimin e Rregullores për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së, i udhëhequr nga prokurori Arian Gashi, ka mbajtur sot një takim pune, në të cilin është finalizuar drafti i këtij akti nënligjor.
KPK-ja bën të ditur se në takim morën pjesë anëtarët e KPK-së, Dardan Vuniqi dhe Visar Krasniqi, drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Në këtë takim morën pjesë anëtarët e KPK-së, Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi dhe z. Visar Krasniqi, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z. Sami Istrefi, përfaqësues të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), si dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Këshilli bën të ditur se Rregullorja synon të krijojë kuadër të qartë dhe të harmonizuar me Ligjin e ri për KPK-në.
“Gjatë këtij takimi grupi punues ka finalizuar draft-Rregulloren, e cila synon të krijojë një kuadër të qartë dhe të harmonizuar me Ligjin e ri për KPK-në, me fokus në garantimin e një procesi të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar në meritë për përzgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Drafti përfundimtar i Rregullores përfshin edhe komentet e pranuara me shkrim nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), si dhe komentet e ofruara nga pjesëmarrësit e tjerë nga dy takimet e fundit, duke reflektuar kështu një qasje gjithëpërfshirëse dhe konsultative në hartimin e tij”, thuhet në njoftim.
Këshilli thekson se draft-Rregullorja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të integritetit institucional të KPK-së dhe garantimit të përfaqësimit të drejtë dhe gjithëpërfshirës në sistemin prokurorial të Kosovës.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë