Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se sot ka nisur testimi fizik i grupit të parë të të rinjëve që kanë aplikuar në konkursin e fundit për pranimin e 612 pjesëtarëve të rinj të FSK-së.
Ai tha se ishte kënaqësi t’i shohë të rinjtë që kanë vullnet t’i bashkohen FSK-së.
“Ministria e Mbrojtes si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyres Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediet, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve” ka thënë mes të tjerash Mehaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot filloi testimi fizik i grupit të parë të të rinjëve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë, me ç’rast vizitova Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, për të parë nga afër procesin e testimit, si dhe u urova të gjithë kandidatëve suksese.
Është vërtetë kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministria e Mbrojtes si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyres Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediet, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve.
Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë. Më të mirët për t’i shërbyer aleancës më të suksese! /arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...