I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka filluar takimin me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.
Arbresh.info mëson se takimi ka filluar në ora 10:00.

Ky takim është duke u zhvilluar në zyrat LDK-së.
Kujtojmë se Lajçak ka ardhur të martën në Prishtinë, ndërsa është duke zhvilluar takime më të gjithë krerët e institucioneve dhe krerët e partive politike.
Dje gjatë ditës emisari i BE-së ka takuar krerët e shtetit, Presidentin Hashim Thaci, kryeparlamentaren Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Avdullah Hoti./arbresh.info/

Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet