Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani kanë filluar takimin me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj
Haradinaj është i shoqëruar nga Selim Selim, aktualisht Ministër në detyrë i Drejtësisë.
Takimi po mbahet më dyer të mbyllura e pas takimit do të prononcohet vetëm Haradinaj.
Pas këtij takimi, kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhjen e thirrur nga Ramush Haradinaj.
Kujtojmë se takimet më liderët e partive politike po mbahen pas ftesës së Kurtit e Osmanit pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Nga procesi zgjedhor fitues ka dal Lëvizja Vetëvendosjes.
Këto takime po mbahen si konsulta për formimin e institucioneve.
LDK-ja ka refuzuar takimin e sotëm me Osmanin e Kurtin, duke kërkuar të mbahet të premten./arbresh.info/
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari
Trump për operacionin e shpëtimit: Shpëtuam pilotin në pikë ...
Lëvizja e guximshme e Delta Force amerikane në Iran: Avionët...
Trump: Asnjë amerikan nuk u vra në operacionin për shpëtimin...
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë