Tashmë ka filluar takimi i Ekipit Negociator, për të quar përpara platformën e harmonizuar ndërmjet përfaqësuesve të koalicionit, por jo edhe të opozitës, raporton arbresh.info.
Ata janë takuar edhe mëngjesin e sotëm me krerët shtetëror për të diskutuar propozimet finale, një ditë para se t’i dorëzohet Kuvendit për miratim.
Vetë kryeministri, Ramush Haradinaj, paraditen e sotme, ka rishprehur qëndrimin se nuk do të ketë ndonjë vendim për taksën, derisa ka kërkuar që të mos kërkoj askush heqjen apo pezullimin e taksës në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Amerika flet vet”, ka deklaruar Haradinaj pas takimit.
Mësohet se ekziston pajtim i këtyre palëve që ky dokument të marrë edhe miratimin e deputetëve para seancës solemne të së dielës, për ndër të Ditës së Pavarësisë së Kosovës./arbresh.info/

“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...