Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ka filluar takimi i të dërguarve të presidentit amerikan Donald Trump me liderët kosovarë.
Në këtë takim po marrin pjesë zyrtarë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë John Erath dhe Brad Berkley, kurse nga liderët tanë është presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, raporton arbresh.info.

Përveç tyre në takim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Takimi po mbahet me dyer të mbyllura.
Besohet se arsyeja e këtij takimi është presioni ndaj kryeministrit për të hequr taksën prej 100% kundër produkteve serbe dhe boshnjake./Arbresh.info/
Arbresh.info do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës