Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përfshirë në përplasjen në mes të Mergim Lushtakut dhe Arbër Rexhajt të PDK’së për një amandament të propozuar që ndërlidhet me furnizimin me ujë për Skenderajn.
Musliu i ka reaguar Rexhajt i cili i ka thënë Mergim Lushtakut të mos e ngrit zërin në Kuvend.
Musliu është kundërpërgjigjur duke cituar disa fjalë të hoxhës Shefqet Krasniqi
“Tu e dëgju debatin, mu kujtu një herë e patë lodhë Shefqet Krasniqin, jo feja kshtu, jo feja ashtu, ju pat thanë mos më detyroni se vij e ua këndoj “Allahu Ekber” në foltore e s’keni cka me më bo. Edhe unë, këtyne deputetëve që po moralizojnë sot se, kta hala nuk e din çka është dhuna. Na e kemi përjetu dhunën në Kuvend, por kta deputet që po flasin nuk e dinë. Mos nxitni dhunë, mos provokoni”, ka thënë Musliu./arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s