Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, sot ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për ndryshim/ plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, iniciativë kjo e cila ka për qëllimin të avancoj sanksionimin penal në kuptimin e efektivitetit, gjithnjë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.
Në fjalën e tij Sallahu tha se ky është një moment i rëndësishëm, pasi që përpara Grupit Punues, qëndron një detyrë e rëndësishme, ajo e përmirësimit të sistemit të drejtësisë, përkatësisht drejtësisë penale.
Tutje, ai tregoi se iniciativa për ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët kanë propozuar heqjen e disa dënimeve alternative, harmonizimin e neneve përkatëse të Kodit me aktet relevante ndërkombëtare, si dhe harmonizimin e neneve brenda vet Kodit, përfshirë këtu riformulimin e një pjese të tyre.
Zëvendësministri Sallahu tha se heqja e dënimeve alternative përfshirë ato me gjobë dhe ashpërsimi i disa dënimeve kryesore do të siguroj se drejtësia shërben si një mjedis korrektues, duke ofruar mundësi për riedukim për personat e dënuar.
Ndërsa sa i përket ndryshim/plotësimeve për veprat penale në fushën e aviacionit civil, Sallahu tha se mund të sigurojmë që Kodi Penal të reflektojë realitetin aktual dhe të jetë i pajtueshëm me standardet ndërkombëtare të sigurisë ajrore.
Krejt në fund zëvendësministri i Drejtësisë tha se beson se përmes punës së përbashkët do të arrijmë rezultate të mira në ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës./Arbresh.info/
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...