Prej sot e deri më 10 maj, në fakultetet teknike në Shkup do të mbahet edicioni i njëmbëdhjetë i Panairit për punësim dhe karrierë – Job Fair 2016, në organizim të Bordit të studentëve evropian të teknologjisë, BEST, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për kompanitë pjesëmarrëse të kontaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me të punësuarit e tyre potencial, ndërsa për studentët, të informohen më tepër për kompanitë, ofertat e tyre, si dhe për aktivitetet e tyre kryesore. Gjatë kësaj ngjarjeje, kompanitë do ta prezantojnë veprimtarinë e tyre, si dhe qëllimet dhe nevojat për kuadër të kualifikuar dhe ambicioz.
Siç mëson Telegrafi Maqedoni, në Job Fair, studentët e interesuar do të kenë mundësi të marrin pjesë në ligjërata të ndryshme, prezantime, trajnime “soft skills” dhe gara të organizuara nga kompanitë. Studentët synojnë për punë praktike ose vend pune më cilësore, ndërsa kjo është ajo që e ofron panairi Job Fair.
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
Ulja e akcizës me 20% për naftën, Rama: Do mbetet në fuqi de...
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...