Mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-së, ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, sapo ka filluar.
Kjo bëhet e ditur përmes disa publikimeve të gazetarëve të Kosovës që po marrin pjesë në këtë mbledhje.
Përkrahje prej Kosovës po i jep edhe ambasadorja gjermane Angelika Viets, dhe i tërë ekipi i ambasadës, të cilët përmes një publikimi në rrjetin social Facebook janë duke uruar fat vazhdimisht për Kosovën.
“Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, dhe i tërë ekipi i ambasadës janë duke uruar fat vazhdimisht për një rezultat pozitiv të votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO-s këtë mëngjes, i cili është mbështetur fuqimisht nga shumë vende, përfshirë dhe Gjermaninë si njëri prej tyre!”, shkruan në Facebook të ambasadës së Gjermanisë./arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...