Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, komuna e Prishtinës në bashkëpunim me komunën e Obiliqit organizojnë një aktivitet të përbashkët për të shënuar fillimin e fazës së parë të projektit për krijimin e korridorit të gjelbër përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë.
Në njoftimin për media thuhet se aktiviteti përfshin mbjelljen e drunjve përgjatë rrugës dhe përfaqëson një angazhim të përbashkët për përmirësimin e ambientit dhe krijimin e hapësirave të gjelbra ndërkomunale.
Ndërsa do të marrin pjesë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi dhe drejtorë e drejtoresha të drejtorive përkatëse nga të dy komunat.
Aktiviteti do të mbahet nga ora 13:30./Arbresh.info/