I iniciuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot ka filluar dialogu i brendshëm për Kosovën me një takim të Grupit Punues i cili u mblodh për të dëgjuar mendime dhe ide rreth Kosovës.
Kryetari i këtij Grupi, Marko Gjuriq ka thënë se në muajt e ardhshëm do të dëgjohen dhe do të mblidhen opinione për këtë çështje të rëndësishme.
Sipas tij, këto bisedime duhet të çojnë në një të ardhme e jo në vazhdimin e konfliktit, transmeton lajmi.net.
Duke vënë në dukje se grupi punues duhet të mbështes presidentin dhe qeverinë në një nga detyrat më të vështira më të cilat Serbia po përballet në vitet e fundit, Gjuriq ka thënë se detyra e juridiksionit të të gjitha departamenteve që janë të përfaqësuara mund të ndihmojnë shtetin e Serbisë në forcimin e kapacitetit të saj për të trajtuar çështjen e Kosovës.
“Ne do të përpiqemi të inkurajojmë ata që nuk i kanë shprehur publikisht pikëpamjet e tyre mbi aspektet e ndryshme rreth çështjes së Kosovës”, ka theksuar Gjuriq.
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...