Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë më strukturat Qeverisëse dhe ndarjen e detyrave do të diskutohen në takimin e ardhshëm të liderëve, tha nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri pas përfundimit të takimit të dy grupeve punese VV e LDK.
“Pas takimit të liderëve ne kemi arritur që sot ta përmbyllim harmonizimin e programeve për bashkëqeverisjes. Është e shëndetshme të arrihet marrëveshje për politika zhvillimore. Ndarja e përgjegjësive dhe strukturat e përgjegjëses do të dakordohen në takimin e dy liderëve. Pjesa kryesore për ne është programi qeverisës, politika integrues dhe dialogu më Serbin. Gjitha çështjet që do të lidhen më strukturat e Qeverisë dhe në ndarjet e detyrat janë çështje që do të vendosin liderët tanë”.
E lidhur më aludimet se VV nuk po dëshiron që në draf marrëveshje mos të hyj edhe posti i Presidentit, Haziri tha se ndarja e përgjegjësive dhe detyrave qeverisëse do të diskutohet në takimin e ardhshëm të dy liderëve e që pritet të mbahet nesër.
“As një punë nuk lihet për ma vonë. Ndarja e përgjegjësive është çështje e ardhshme që do të diskutohet. Çështja që na bashkon është ndryshimi i gjendjes në Kosovë”.
Ndryshe nesër pritet që të takohen dy liderët Kurti e Mustafa për të finalizuar ndarjen e posteve e më pas në fillim të javës pritet që marrëveshja të nënshkruhet./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...