Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe sot ka mbajtur takim pune me shoqatat sindikale të punonjësve shëndetësor, në të cilin është nënshkruar marrëveshje kolektive, sipas së cilës vitin që vjen do të realizohet rritje e pagave për 5% për të gjithë të punësuarit në shëndetësi.
Për këtë qëllim për vitin 2022 janë ndarë gjithsej 600 milionë denarë.
Filipçe tha se në 4 vitet e fundit kjo Qeveri ka rikthyer dinjitetin e mjekëve dhe personelit mjekësor.
“Kemi rritur pagën bazë të mjekëve specialistë me 40%, të infermierëve nga 20% në 23%, të mjekëve të përgjithshëm me 25%, dhe të bashkëpunëtorëve shëndetësorë me 15%. Pagat e mjekëve specialistë janë dyfishuar diku. Korrigjuam koeficientin e detyrës. Bashkëpunëtorëve të rinj u siguruam sigurim shëndetësor, turne të paguara dhe kompensim mujor në shumën e pagës bazë të mjekut të përgjithshëm. Qytetarët meritojnë kujdesin më të mirë mjekësor, kurse punëtorët shëndetësorë meritojnë kushte të denjë për kryerjen e veprimtarisë së tyre”, tha Filipçe./Telegrafi/
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...