Kryetari i sapo zgjedhur i Kumanovës, Maksim Dimitrievski deklaroi se pjesa më e madhe e udhëheqësisë së LSDM-së asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e partisë.
“Fondin shëndetësor e udhëhiqnin persona të cilët nuk janë LSDM, Mila Carovska dhe Venko Filipçe duhet të jenë e kaluara e partisë”, tha Dimitrievski.
Ai shtoi se humbje përveç kandidatëve për kryetar komune kanë pasur edhe politikat që u zbatuan në nivel qendror.
“Në Kumanovë ishte ndryshe. Deklaroj se asnjë interes partiak nuk mund të jetë para interesave nacionale. Nga LSDM shumë miq më uruan, por për fat të keq, Zaev ende nuk më ka uruar”, tha Dimitrievski./alsat.mk/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...