Gazetari Blendi Fevziu, ka thënë se termi i shpesh dëgjuar, ”politikanë komandantë” ka të bëjë me karrierën e njeriut.
Fevziu ka sqaruar madje se në çka mund të bazohet një referim i tillë në lidhje me debatimet e shumta që janë bërë duke krahasuar politikanët nga ata komandantë.
“Kur pika më e lartë në karrierën e tyre politike mbetet lufta, atëherë komandantë që u inkuadruan në politikë, mbeten komandantët. Në qoftë se akoma të thonë komandant, atëherë kjo tregon se ti nuk ke arritur në karrierë politike dhe ke mbetur një komandant. Pra më shumë ke lënë gjurmë në luftë sesa në politikë”, tha Fevziu.
Këto komente Blendi Fevziu i bëri në Zona e Debatit festive përballë moderatorit Fatmir Limaj.
Përveç kësaj ai pati një shembull konkret atë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...