Në prag të ndërrimit të motmoteve, Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar për të gjithë qytetarët të “ Festojnë me zemër, jo me armë”.
Përmes një komunikate për media,
thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt është e fokusuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin e Ferizajt për sigurinë e secilit qytetarë.
“Policia ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë qytetarët duhet që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që :

– Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj.
– Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .
– Përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë.
– Ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Sa herë që kanë informacione për
veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më
të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë
: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./Arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit