Sot në Kosovë festohet festa religjioze ortodokse e Vidovdanit.
Policia e Kosovës përmes hartimit të planit operativ, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit në vend, si dhe shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve.
Ndërkohë në Mitrovicë situata është e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë lëvizje të dyshimtë.
Ekipi i Arbresh.info po qëndron sot atje për të parë nga afër zhvillimet ndërkohë që Policia e Kosovës dhe KFOR-i po kujdesen për të rend dhe ligj në këtë pjesë të vendit.
Ju sjellim edhe fotografitë nga pikat kufitare Jarinje, ku shihet situatë e qetë dhe puna po vazhdon sikurse ditëve tjera. /Arbresh.info

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...