Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkës.
Ai ka thënë se në këtë ditë feste të jeni të bashkuar ku do që ndodheni, në jetën tuaj të mbretëroi paqja, shëndeti, lumturia dhe uroj që të jeni të bekuar në këtë ditë të madhe, shkruan Arbresh.info.
“Të dashur ushtarak të FSK-së, të dashur partner ndërkombëtarë, vëllezër e motra të besimit katolikë, pranoni urimet e mia për festën e Pashkës. Në këtë ditë të shenjtë të Ringjalljes së Jezus Krishtit, në emrin tim dhe të secilit pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ju dhe familjeve tuaja ju urojmë nga zemra për shumë mote Pashkët.”, ka thënë Jashari.
“Në këtë ditë feste, të jeni të bashkuar ku do që ndodheni, në jetën tuaj të mbretëroi paqja, shëndeti, lumturia dhe uroj që të jeni të bekuar në këtë ditë të madhe. Kjo ditë të sjell tek ju shpresën për fillime të reja.”, u shpreh ai.
“Gëzuar e për shumë mote Pashkët!”, përfundoi komandanti i FSK-së./Arbresh.info/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...