Punëtorët e Fabrikës Ferronikel bashkë me kontraktorët kanë ndërprerë punë për shkak siç thonë ata të mos pagesës s ë 30% të muajit shkurt.
Lidhur me këtë problem, Menaxhmenti i Fabrikës Ferronikel në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se fabrika është përballur me disa vështirësi teknologjike dhe se kur të jenë gati do të rifillojnë.
Sipas tyre, kur lënda e parë të jetë në dispozicion, ata do të vazhdojnë të operojnë me kapacitet të plotë dhe sipas programit.
Mirë në këtë përgjigje të tyre, nuk përmendet vendimi i punëtorëve për të lënë punën derisa të kryhen obligimet ndaj tyre.
“Të enjten, më 05 Prill 2018, kompania NewCo Ferronikeli ka reduktuar përkohësisht kapacitetin e fabrikës së saj pas një jave të suksesshme të testimit të prodhimit. Fabrika është përballur me disa vështirësi teknologjike, por tani është gati të rifillojë në operimin e plotë në afat kohor sa më të shkurtër të mundshëm. Sapo që lënda e parë të jetë në dispozicion, ne do të vazhdojmë të operojmë me kapacitet të plotë dhe e gjitha kjo bëhet sipas programit. Ne e vlerësojmë mbështetjen e punonjësve dhe partnerëve tanë dhe besojmë që do të përmbyllim me sukses programin tonë të ristartimit të operimit të plotë të fabrikës” thuhet në përgjigjën e tyre./Indeksonline/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot