Fermerë nga e gjithë Kosova janë ftuar të marrin pjesë në një protestë më 2 korrik 2025, para objektit të Ministrisë së Bujqësisë.
Kjo siç thonë organizatorët, për të kundërshtuar çmimin prej 17 cent për kilogram të grurit, vendim që po cilësohet si i padrejtë dhe i papërballueshëm për kushtet aktuale ekonomike.
”Ftohen fermerët nga e gjithë Kosova që të marrin pjesë në protestën e organizuar për datën 2 korrik 2025, e mërkure, para objektit të Ministrisë së Bujqësisë. Përmes daljes së bujqve para objektit të MBPZhR-së do të shprehet pakënaqësia e thellë për përcakimin e çmimit prej 17 cent për kilogram të grurit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, gjë që vlersojmë se është shumë e ulët pas parasysh situatën ekonomike, inflackonin por edhe vështirësotë me të cilat ballafaqohen fermerër kosovarë. Pasi kjo çështje prek secilin fermer ftojmë që të na bashkoheni sa më në numër”, thuhet në njoftimin e përfaqësuesit të fermerëve të Lipjanit.
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...