Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj pasi dyshohet për dhunë në familje.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ka sulmuar fizikisht babin e tij, shkruan arbresh.info.
“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për shkak se kishte sulmuar fizikisht babin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.
Policia ka njoftuar gjithashtu se viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është ndërguar në mbajtje.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon raportin e Policisë./Arbresh.info/
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media