Masat e ndërmarra deri më tani nga Inspektorati i Komunës së Ferizajt dhe aksionet e përditshme të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, përmes ndërmarrjeve publike për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave janë tregues i përkushtimit të autoriteteve lokale në kujdesin institucional për mjedisin me efekt të drejtpërdrejt në shëndetin publik.
“Inspektorati i Komunës ka filluar aksionin për njoftimin e bizneseve që të mos shpërndahen/hidhen broshura, reklamacione apo fletëpalosje përmes së cilave bëhet marketing për produktet e biznesit të caktuar, fenomen ky i fokusuar në shpërndarjen kryesisht në objekte kolektive dhe biznese e lokale përgjatë rrugëve.
Një masë të tillë, Inspektorati i Komunës së Ferizajt, ka filluar që ta zbatoj qysh sot, ku si fazë e parë janë njoftuar me procesverbal të veçantë këto biznese për këtë aksion, ku mosrespektimi i kësaj të fundit do të gjobitet sipas udhëzimit administrativ për ndëshkimin me gjoba mandatore.
Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha njofton se në bazë të udhëzimit administrativ për ndëshkimin me gjoba mandatorë në rast të mosrespektimit, shqiptohet dënimi prej 90 euro.
Komuna e Ferizajt inkurajon qytetarët të denoncojnë rastet kur hasin në shpërndarjen dhe hedhjen e materialeve të tilla, në mënyrë që sipas procedurës së paraparë ligjore, të shqiptohet gjoba për subjektet përkatëse afariste”, thuhet në njoftim.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...