Ferizaj, arrestohet 42 vjeçari pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

15:44 | 13 Tetor 2021

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në fshatin Pojatë të Ferizajt, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas PK-së 42 vjeçari rreth orës 13:30 minuta kishte sulmuar gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Komunikata e plotë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 ka pranuar njëinformacion se në fshatin Pojatë të Ferizajt është një rast i dhunës në familje .
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet N.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj .
I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara