Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati ka thënë se pavarësisht çka thuhet, Qeveria është funksionale.
“Nuk pajtohem që Qeveria është jofunksionale pasi aty ekzistojnë 61 vota. Qeveria dhe Parlamenti janë funksional”.
Ferati si i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur edhe për demarkimin e kufirit me Malin e Zi duke e quajtur si një çështje të vështirë.
“Demarkacioni është një temë e vështirë pasi kemi mendime të ndara dhe nuk është lehtë të menaxhohet. Demarkacioni është komplikuar tepër shumë”.
“Demarkacioni është çështje e të gjithëve”.
“Demarkacioni duhet të heqet si arsye. Në mungesë të gazit është krijuar ajër për një punë më intensive në Kuvend”.
Deputeti i LDK-së ka thënë se “nuk ka asgjë urgjente që sa i përket qeverisjes të shkohet në zgjedhje kaq të ngutshme”.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë