Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se në të kaluarën subjekti i tij u ka dhënë deri në 30 deputetë në listë partive tjera, vetëm që të lidhin koalicion dhe të punojnë së bashku.
Ai tha se PDK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit, andaj edhe dështoi një koalicion me Nismën.
“Nuk jemi Nëna Terezë. Kemi bërë shumë në ndërtimin e këtij shteti. U kemi dhënë shancën partive tjera disa herë me radhë. E kemi dhënë votën disa herë me radhë për buxhete e ligje. Ne nuk kemi vija të kuqe për askënd dhe jemi të hapur për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Shihemi pas 14 shkurtit”, tha ai në T7.
Shala po ashtu thotë se PDK ka shumë cfarë t’i ofrojë vendit dhe se programi i tyre është më i miri.
“Kemi programin më të mirë për zgjedhjet tjera. Do ta shpalosim atë me kohë. Do e shihni. Nuk e marrim barrën e një qeverie të keqe”, shtoi ai.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...