Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka paralajmëruar që deri në korrik çmimet e produkteve do të rriten deri në 35 për qind.
“Kjo rritje e çmimit të rrymës do të reflektojë po ashtu në inflacion direkt zinxhiror sidomos te produktet bazike dhe në këtë aspekt është goxha problematike t’i thuhet prodhuesit vendor që e përdor energjinë si burim të mos i rrisë çmimet dhe pritet që nga qershori, eventualisht korriku çmimet e shumë produkteve të rriten nga 25-35 për qind, pikërisht për shkak të tarifës së padrejtë të rrymës”, ka deklaruar ai
Për të gjitha ngritjet e çmimit të energjisë elektrike në vend, Ferat Shala fajëson qeverinë, që thotë se e kontrollon këtë sektor.
“Të gjitha kanë buruar dhe burojnë nga ministria e zhvillimit ekonomik, gjegjësisht nga kryeministria. Sektorin energjetik askush tjetër nuk e kontrollon përveç kabinetit të ngushtë të kryeministrit Kurti dhe të tjerat janë krejtësisht janë leva, mekanizma apo dorë e zgjatur e këtij trupi”, ka thënë Shala për Gazeta Blic
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...