Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI), ka ndihmuar Kosovën në hetimet për kapjen e të dyshuarve të sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, që ndodhi më 29 nëntor 2024.
Në aktakuzën për tre të dyshuarit e sulmit me bombë ndaj kanalit të Ibër-lepencit, përfshihet raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune.
“Gjendja faktike e përshkruar si në këtë aktakuzë vërtetohet qartazi edhe nga Raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Viçentijeviq në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune”.
“Më datë 30.11.2024, së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve, të marra në vendin e ngjarjes (fshati Varagë, Zubin Potok si dhe tek shtëpia e tyre në fshatin Prevllak, nga të cilat mostra qartazi vërtetohet se në mes të dheut të marrë nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçitijeviq dhe mostrave të dheut të marra nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc”, nuk ka dallueshmëri, për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc””, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ndërkaq, i dyshuari kryesor ishte kolonel serb, i rekrutuar nga shërbimi sekret i Serbisë.
LEXO EDHE:
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...